​Interi e nis mirë sezonin e ri, merr tre pikë e para ndaj Genoas

Kampioni në fuqi i Serie A e ka nisur shumë mirë sezonin e ri të kampionatit italian, duke triumfuar me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në “Giuseppe Meazza”.
Nën urdhrat e trajnerit të ri Simone Inzaghi, “Neroazzurrët” patën një paraqitje të shkëlqyeshme sidomos nga debutuesit si Hakan Calhanoglu dhe Edin Dzeko.
Goli i parë i Interi erdhi në minutën e gjashtë kur Milan Skriniar realizoi me kokë, kurse epërsinë në 2-0 e çoi Hakan Calhanoglu në minutën e 14’ dhe me këtë rezultat skuadra shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, Interi shënoi edhe dy herë ndaj Genoas, për ta regjistruar fitoren e thellë 4-0 dhe për t’i siguruar tre pikët e para. Realizues të dy golave në pjesën e dytë ishin Arturo Vidal në minutën e 74’ dhe Edinz Dzeko në minutën e 88’.

Back to top button