Nuk do të ketë tepih të kuq për yjet në premierën e “Scream”

 
Paramount Pictures nuk do të shkojë tutje me planifikimin për paraqitje të yjeve në tepihun e kuq me rastin e shfaqjes së premierës së filmit “Scream” në Los Angeles.
Organizatorët e kësaj premiere kanë frikë nga përhapja e shpejtë e variantit të ri të COVID-19, Omicron.
Premiera e tij ishte planifikuar për datën 11 janar. Organizatorët për këtë njoftuan të gjithë të ftuarit.
Në premierë pritej të paraqiteshin ikonat e horrorit: Neve Campbell,  Courteney Cox e David Arquette, bashkë me stafin përkrahës.
Shtypi vazhdon të promovojë lansimin e këtij filmi në ekranin e madh siç ishte planifikuar.
Në filmin “Scream”,  kthehet komuniteti Woodsboro 25 vite pasi që seritë e vrasjeve të tmerrshme inspriruan edhe realizimin e katër filmave vazhdimësi.
Në filmin e ri, Campbell, Cox and Arquette përsëritin rolet e tyre. Me role të reja paraqiten aktorët: Melissa Barrera, Kyle Gallner, Mason Gooding, Mikey Madison, Dylan Minnette, e të tjerë.
Regjinë e “Scream 5″ e bënë Matt Bettinelli-Olpin dhe Tyler Gillett.
Me fjalë të tjera,” Scream 2022 është vazhdimësi e filmit “Scream 4” të realizuar në vitin 2011.
Scream 2022 do të shfaqet në ekranin e madh me datën 14 janar 2022./21Media

Back to top button