Bashkëpartiakët ngushëllojnë Veselin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nënkryetarja Vlora Çitaku, deputetja Blerta Deliu-Kodra dhe Enver Hoxhaj kanë ngushëlluar ish-kreun e kësaj partie për vjdekjen e nënës.
I pari i PDK-së, Memli Krasniq tha se nënëa Ajshe ishte grua e fortë e bujare, nënë e një heroi të gjallë, që i rriti e i edukoi bijtë e saj në frymën e atdhedashurisë duke i shprehur ngushëllime familjarëve.

Vlora Çitaku po ashtu u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të Veselit.

Edhe Blerta Deliu ka ngushëlluar familjen Veseli duke thënë “Lamtumirë nëna heroinë, Ajshe”.

Ndërsa, Enver Hoxhaj në shkrimin e tij ngushëllues tha se është e dhimbshme vdekja e saj pa pasur të birin afër, i cili po vazhdon të mbahet padrejtësisht në Hagë.

Sot ka vdekur në moshën 93-vjeçare, nëna Kadri Veselit, Ajshe Veseli, ndërsa varrimi i saj bëhet sot në orën 14:30 në Broboniq të Mitrovicës./21Media 

Back to top button