Nesër nis “Future Nostalgia”, Dua: Mezi po pres të ju shoh

Nesër(9 shkurt) nis turneun “Future Nostalgia” artistja Dua Lipa.
Dua është shprehur se mezi pret t’i shoh fansat e saj.
Koncerti i parë i turneut do të mbahet në Miami, atje ku 26-vjeçarja po qëndron prej ditësh ku edhe ka shijuar disa ditë pushimi.
“Koncerti në Miami nesër, nata e parë e turneut Future Nostalgia, mezi po pres të iu shoh”, ka shkruar Lipa në mbishkrimin e fotove që ndau me miliona fansa në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)


Ndjekësit i kanë uruar fat Duas përmes komenteve në Instagram.
Sukseset e saj pa dyshim nuk kanë të ndalur. Së fundmi, albumi “Future Nostalgia” është bërë albumi më i dëgjuar në histori në platformën Spotify nga një artiste femër.
Sipas Complex Music, “Future Nostalgia” ka prekur shifrën e 9 miliardë transmetimeve./21Media

Back to top button