Nuk iu bind urdhërit dhe kundërshtoi policinë, u procedua penalisht 30 vjeçari

Policia sot ka informuar se është proceduar penalisht një 30 vjeçar në Përmet, sepse nuk i është bindur urdhërit dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë.
“Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet proceduan penalisht shtetasin F. D., 30 vjeç, banues në fshatin Frashër, Përmet (me detyrë drejtor i ujsjellësit në Bashkinë Përmet). Shtetasi F. D., në datën 03.01.2022, në qëndrën e qytetit të Përmetit nuk i është bindur urdhërit dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë pasi kishte parkuar në mënyrë të parregullt automjetin.”, ka informuar policia.
Shtetasi i mësipërm është proceduar penalisht për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”./21Media

Back to top button