Nuk janë përmbushur pritjet nga takimi në Bruksel?!

1 min read

 

Takimi i së martës në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u kritikua nga përfaqësues të familjarëve të personave të zhdukur dhe përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Familjarët e të zhdukurve kërkojnë nga qeveria që mos të bisedojë me Serbinë pa qenë pjesë e delegacionit edhe familjarë të të zhdukurve. Ndërsa, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Serbi vlerëson se pa përfshirjen e Luginës së Preshevës në procesin e dialogut nuk mund të ketë zgjidhje të qëndrueshme në mes të dy shteteve./21Media

Përgatiti: Donika Osmani