KQZ: Presim vendimin zyrtar të Presidentes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shtyrjen e zgjedhjeve, kanë thënë se po e presin edhe vendimin zyrtar të presidentes.
Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se vendimin zyrtar po e presin për të ndërmarrë hapa e nevojshëm për ndërprerjen e aktiviteteve përgatitore.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë zyrtarisht vendimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për të ndërmarrë hapat e nevojshëm në këto rrethana që ndërlidhen me ndërprerjen apo pezullimin e aktiviteteve përgatitore. Për mbledhjen e radhës do t’iu njoftojmë me kohë”, ka thënë Elezi.
Zgjedhjet në në veri do të mbahen në muajin prill të vitit 2023./21Media

Back to top button