Nuk ka fitues në derbin mes Lazio e Marseille

Ka përfunduar derbi mes Lazio dhe skuadrës së Marseille, ku pas 90 minutave lojë portat e dy skuadrave kanë mbetur të paprekura.
Ndeshja e sotme ishte e vlefshme për fazën kualifikuese të Ligës së Evropës, ku të dy këto skuadra gjenden në Grupin E, së bashku me Galatasaray e Lokomotiv Moscow.
Përgjatë 90 minutave, portieri shqiptar i Lazios Thomas Strakosha dhe ai i Marseille Pau Lopez arritën që t’i mbajnë portat e paprekura, duke bërë kështu që rezultati i ndeshjes të jetë i barabartë 0:0.
Me pikët e reja, skuadra e Lazios zë vendin e dytë në Grupin E me gjithsej katër pikë, një më shumë se kundërshtari i sotëm Marseille që renditet në pozitën e tretë.
 

Back to top button