“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, të martën protestë në Prishtinë

Të martën duke filluar nga ora 18:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është paralajmëruar protestë  që synon moblizimin mbarëpoullor për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe femicidin. Kjo protestë është thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

“Kjo protestë e thirrur nga aktiviste/ë të pavarur dhe anëtare/ë të Kolektivit Feminist synon mobilizim mbarëpopullor në eliminimin e dhunës së gjinizuar dhe femicidit dhe strukturave që i prodhojnë ato.Na u bashkoni!”, thuhet në njoftimi.

Protesta vjen pas rastit të fundit të vrasjes së  Liridona Murselit, ngjarje që dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli./21Media

 

Back to top button