Nuk ka shifra të sakta për të prekurit nga epilepsia
Kërkohet nga Ministria e Shëndetësisë ta kenë prioritet trajtimin e kësaj sëmundje
Kryetarja e Shoqatës Kundër Epilepsisë së Kosovës, Valbona Govori, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Epilepsisë, tha se në vendin tonë nuk dihet numri i saktë i personave të diagnostfikurar nga kjo sëmundje, derisa kushtet jo të mira financiare janë faktor shtesë që kjo sëmundje të mos mund të trajtohet.
Në tryezën e organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Govori kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë që trajtimin e sëmundjes së epilepsisë ta merr më me prioritet.
“Ne nuk mund ta japim edhe më tej këtë shifër të saktë për shkak se na mungon sistemi informativ shëndetësor që më të vërtet kemi një hendikep të madh, prandaj nuk mund të themi sa është numri, mirëpo unë po bazohem në një hulumtim të shpejt që e kemi bërë në Klinikën e Neurologjisë diku kanë qenë 415 raste që kanë frekuentuar klinikën tonë, por duhet të kemi parasysh pacientët nuk frekuentojnë vetëm Klinikën e Neurologjisë, por ata trajtohen edhe në vendet tjera”, tha ajo
Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Neurologëve, Afrim Blyta, çështjen e trajtimit gjinor te kjo sëmundje e konsideron mjaft problematike. Sipas tij është e rëndësishme që të bëhet trajtimi i barabartë i kësaj sëmundje si te femrat ashtu edhe te meshkujt, pasi sipas tij femrat janë të stigmatizuara në këtë aspekt.
“Epilepsia është një problem mjaft kompleks në kuptim të diagnostikimit, në kuptim të trajtimit, e sidomos nëse i referohemi gjinisë femërore, meqenëse stigmatizimi, njollosja e burrave, meshkujve në problemin e epilepsisë është shumë më e vogël jeta e tyre është shumë më normal, telashe në jetën e përditshme nuk kanë, fatkeqësisht një gjë të tillë femrat nuk e kanë për arsye se në momentin kur një femër diagnostikohet nga epilepsia dhe një gjë e tillë bëhet publike jeta e saj në esencë transformohet në një katrahurë”, tha Blyta.
Ndërsa, drejtori i Klinikës së Neotologjisë, Nexhmendin Shala duke folur për shërbimet mjekësore të këtyre pacientëve në këtë klinikë, tha se ata e gëzojnë të drejtën e kontrolleve të përditshme. Ai po ashtu i paraqiti edhe vështirësitë që i hasin si mjek gjatë trajtimit të personave të prekur me këtë patologji.
“Krahasim me rritjen e potencialit diagnositikues se është një event i mirë për të sëmurët me epilepsi. Kemi vështirësi evidente që janë hiperaktivioni që në ditët në vijim dhe në kohën e ardhme t’i reduktojmë sa më shumë, ende çalojmë në diagnosifikim laboratorik të shumë llojeve të epilepsisë, ende kemi vështirësi në subvencionimin e trajtimit të këtyre pacientëve në listës esenciale janë vetëm dy ilaçe që është shumë pak për këta pacientë apo për këtë kategori të sëmurësh, dhe vështirësia e tretë e trajtimit është trajtimi kirurgjikal i cili faktikisht te ne përkundër diagonistifikimit të mirë çalon”, tha Shala.
Ndryshe, gjatë ditës është bërë edhe shpërndarja e materialeve edukativo-shëndetësore.
Në botë janë 50 milionë njerëz që vuajnë nga epilepsia ku në mesin e tyre janë nga Evropa.