​Nuk kalon plotësim ndryshimi i Ligjit për skemat pensionale

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti nuk mori mbështetjen e deputetëve, prej 61 sa morën pjesë në votim 25 ishin për, 32 deputetë kundër dhe 4 abstenime.
Para se ky propozim të hidhej në votim, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj kërkoi që të gjithë të bashkohen për këtë projektligj.
Sipas tij kufizimi prej 15 vitesh shtazë për të fituar të drejtën si pensionist kontributdhënës ka shkaktuar shumë dëme.
“Ju ftoj pozitë dhe opozitë që ta mbështesim këtë nismën dhe që të largohet ky nen diskriminues nga ligji aktuale, dua tu përkujtoj se ky ligj ka bërë dëm shumë të madh dhe ky ligj përkundër faktit se ekziston një nisëm për unifikimin e skemave sociale në Kosovës ky ligj nuk bie ndesh në ligjin për unifikimin”, tha ai.
​Nuk kalon projektligji për racionalizim, Tahiri: Qeveria të sjellë propozim të ri
Në mungesë të kuorumit nuk ka kaluar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive.
Ky projektligj tri herë me radhë u hodh në votim, dhe pasi nuk siguroi votat është bartur për seancën e ardhshme.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh se si subjekt politik nuk do ta mbështesin Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive.
Sipas tij, ky proces ka devijuar prandaj kërkoi nga Qeveria e Kosovës një propozim të ri.
“Në trajtimin e ligjit për racionalizim ne nuk do të marrim pjesë, mendojmë se ka devijuar procesi i racionalizimi është shtyrë dhe si rrjedhojë qeveria duhet të vijë me një propozim të ri për shkak se i gjithë koncepti i reformës që ndërlidhet me agjencionet ekzekutive ka rënë, andaj, kërkoj prej jush që të shkojmë në temën tjetër sepse nuk kemi kuorum”, tha Tahiri.
PDK-ja kërkon shkarkimin e ministres Hajdari
Pas dënimit për mosdeklarim të pasurisë, Partia Demokratike e Kosovës këroi  shkarkimin e ministres së Industrisë, Rozeta Hajdari.
Në fjalën e tij në seancën e sotme në Kuvend, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se PDK-ja s’do ta votojë Projektligjin për sigurinë e përgjithshme të produkteve përderisa ai prezantohet nga ministrja e dënuar.
“Sa i përket efikasiteti të këtij kuvendi sot po e fillojmë sesionin e ri pranveror me seancën e shtatorit që ka qenë seanca parë e sesionit vjeshtor. Sa i përket shqyrtimit të këtij projektligji, ai është mjaft i rëndësishëm, por që u prezantua nga një ministre që është e dënuar për fshehje të pasurisë. Kjo e bën të cenueshëm këtë ligj. Për ne është e papranueshme të vazhdojë të rrijë në sallë një person i cili e fsheh pasurinë. Asnjëherë në Kuvend nuk ka pasur ministër që ka qenë në detyrë dhe që ka qenë i dënuar për mosdeklarim të pasurisë. Këtë standard po e vendos Qeveria Kurti. Ju kërkoj të bëni presion te kryeministri që kjo ministre të shkarkohet”, deklaroi Tahiri.
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Edi Shukriun
Nisi seanca e parë për sesionin pranveror. Kjo seancë filloi duke përkujtuar dhe nderuar me një minutë heshtje Edi Shukriun, akademiken që ndërroi jetë dje.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se se lajmin për vdekjen e Shukriut e morën me pikëllim dhe shprehu ngushëllime për familjen dhe bashkëpunëtorët e saj.
“Dje ndërroi jetë akadamekja jonë Edi Shukriu lajmin e morën të gjithë me pikëllim ka qenë intelektuale akademike, arkeologe e shquar e popullit tonë po ashtu shkrimtare e profesoreshë e po ashtu edhe deputet e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e parë dhe ne në emër të Kuvendit të Kosovës shprehim ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve të saj të ngushtë dhe propozoj ta mbajmë një minutë heshtje për Edi Shukriun”, tha ai.
Në këtë seancë të së mërkurës do të diskutohen dhe votohen pikat e papërfunduara nga seancat e vitit të kaluar.
Gjithsej, në seancën e sotme në rend dite janë 15 pika nga 7 seanca të kaluara dhe ato janë:
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 tetor 2022:
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve,
13. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022,
14. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.
II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 15, 22, 23 shtator 2022:
9. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
10. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,
11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
12.Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,
13. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,
14.Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,
15. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,
16. Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.
III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 24 tetor dhe 18 nëntor 2022:
8. Votimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë,
9. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,
10. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

Back to top button