“Nuk mundem të shkoj te psikologu sepse dy seanca 80 euro”

Çmimet e larta të shërbimeve private psikologjike janë arsyeja pse shumica e qytetarëve nuk po vazhdojnë seancat psikologjike, të cilat iu nevojiten për sëmundjen që duhet ta trajtojnë.

Dikur çmimet startonin nga 20 euro një seancë, ndërsa këtë vit nga 30-40 euro.

Për këtë rritje të çmimeve është ankuar edhe shoqata e psiklogëve, të cilët si fajtor kryesor e quajnë edhe mos hapjën e një ode të psikologëve, e cila do të caktonte çmimet dhe do të shikonte licensat e këtyre psikologëve.

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Faton Kutllovci ka thënë se në këtë klinikë janë të punësuar gjashtë psikologë, tre për të rritur dhe tre për fëmijë.

Ai rreth çmimeve ka theksuar se nëse janë të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, atëherë nuk është kundër rritjës së këtyre çmimeve.

Kutllovci apelon që psikologët të mos ndikojnë te klientët që t’iu ndërprehet terapia, nëse ajo është paraparë nga psikiatri apo profesionisti i shëndetit mendor, sepse është një gabim.

“Në shërbimin psikologjikë në kuadër të psikiatrisë punon në ritëm të plotë dhe nuk kemi lista pritjeje…2:00 Nuk e di nëse janë çmimet e përcaktuara nga ministria, nëse po nuk kam diçka kundër…3:30 Për të ofruar psikioterapi, mendoj që duhet të marrin shkollimin adekuat për psikoterapeut, që nuk e di si është e rregulluar, në çoftë se ka psikoterapeut të licencuar. Por, ajo që unë e potencoi dhe e mbështes është që psikoterapeuti dhe psikologët, duhet që të punojnë bashkë në shërbim të pacientëve me qëllim të diagnostifikimit dhe trajtimit adekuat… 4:08 Apeloj të gjithë kolegët psikologë të mos ndikojnë te klientët që t’iu ndërprehet terapia, nëse ajo është paraparë nga psikiatri apo profesionisti i shëndetit mendor, sepse është gabim”, ka thënë Kutllovci.

Ndërsa, drejtori i shoqatës së psikologëve, Ilir Havolli kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të bëhet rritja e psikologëve në instirucione publike për shkak se në momentin që klienti me një shqetësim psikologjik, merr në telefon psikologun, pyetja e parë është se sa kushton seanca psikologjike dhe në këtë rast harron shqetësimin dhe sëmundjën e vet.

“Nuk ka një autoritet rregullativ në Kosovë, i cili determinon apo cakton saktë çmimet e seancave psikologjike…4:28 Dominantja është mungesa e odës së psikologëve së Kosovës, e cila do mund të kontrollonte ofruesit e shërbimeve psikologjike se a janë të përgaditur profesionalisht apo jo për të ofruar shërbime psikologjike dhe në çfarë mënyre apo lloji dhe kosto ofron shërbimet psikologjike…7:12 Kërkojmë nga Minstria e Shëndetësisë dhe ministritë tjera relevante që të bëhet rritja e numrit të psikologëve në institucione publike…7:43 Kur një klient me një shqetësim psikologjik e merr në telefon psikologun, pyetja e parë që e pyet është sa kushton seanca psikologjike dhe në këtë rast e harron shqetësimin e vet..8:02 Dhe në këtë rast nëse Ministria e Shëndetësisë do ta vendoste me të vërtetë si primare shëndetin mendor të popullatës, atëherë do të bënte angazhimin e psikologëve klinik dhe të tjerë në institucione relevante”, ka shtuar ai.

E një qytetarë i cili nuk dëshirtonte të fliste para kamerës ka potencuar se i njëjti ka ankth, por arsyeja pse nuk shkon në seanca psikologjike është çmimi i lartë i tyre.

“Unë për vete kam ankth, por dy seanca 80 euro nuk po mundem të shkoj, nuk e di a është më e rëndësishme shëndeti ynë mendor apo përfitmi nga këto sëmundje”, ka potencuar qytetari.

KosovaPressi gjithashtu ka kontaktuar njërën nga psikologet e njohura në Prishtinë, e cila ka treguar se çmimi i një seance psikologjike kushton 40 euro.

Back to top button