Sabitzer i rikthen epërsinë Austrisë kundër Holandës

(Lajm i përditësuar)
Nuk ndalen golat, Sabitzer i rikthen epërsinë Austrisë kundër Holandës
Është shënuar edhe goli i pestë në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit, ku po luhet ndeshja e Euro 2024 mes Holandës dhe Austrisë.
Kombëtarja e Austrisë ka arritur ta rikthejë sërish epërsinë kundër Holandës, ku tani po avancon 3:2.
Golin e epërsisë e shënoi Marcel Sabitzer në minutën e 80’ të ndeshjes.
Golin e gjeni më poshtë.
Holanda barazon sërish rezultatin kundër Austrisë
Është shënuar edhe goli i katërt në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit, ku po luhet ndeshja e Euro 2024 mes Holandës dhe Austrisë.
Kombëtarja e Holandës ka arritur ta barazojë sërish rezultatin në ndeshjen kundër Austrisë, ku tani shifrat janë 2:2.
Golin e barazimit për “Tulipanët” e shënoi Memphis Depay në minutën e 75’.
Golin e gjeni më poshtë.
Austria sërish në epërsi kundër Holandës (VIDEO)
Është shënuar edhe goli i tretë në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit, ku po luhet ndeshja interesante e Euro 2024 mes Holandës dhe Austrisë.
Kombëtarja e Austrisë e ka rikthyer epërsinë kundër Holandës, ku tani po avancon me shifrat 2:1.
Golin e epërsisë te austriakët e shënoi Romano Schmid në minutën e 59’.
Golin e gjeni më poshtë.
Euro 2024: Holanda e Austria publikojnë formacionet zyrtare
Sonte me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja interesante e Euro 2024 mes Kombëtares së Holandës dhe asaj të Austrisë.
Stadiumi “Olympiastadion” në Berlin do të jetë nikoqir i kësaj përballje, e cila i takon Grupit D të Kampionatit Evropian Euro 2024.
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Holanda barazoi 0:0 me Francën, kurse Austria e mposhti 3:1 Poloninë.
Momentalisht, Holanda kryeson Grupin D me katër pikë, krahas Austrisë që renditet e treta me tri pikë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.
Holanda (4-3-3): Verbruggen; Ake, Van Dijk, de Vrij, Geertruida; Veerman, Schouten, Reijnders; Gakpo, Depay, Malen
Austria (4-2-3-1): Pentz; Posch, Wober, Lienhart, Prass; Seiwald, Grillitsch; Wimmer, Sabitzer, Schmid; Arnautovic
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?