Nuk raportohet për viktima pas shpërthimit në Kabul

Një burim i Ministrisë së Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar ka thënë se ende nuk kanë ndonjë raport lidhur me viktimat e mundshme pas shpërthimit në aeroportin e Kabulit.
“Ne nuk kemi asnjë regjistrim të viktimave ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar, por është shumë herët për ta ditur sigurt”, ka thënë burimi në i ministrisë në Mbretërinë e Bashkuar
Trupat britanike janë vendosur kohët e fundit në portin Abbey Gate në Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai” të Kabulit.
Një zyrtar amerikan i tha agjencisë së lajmeve Reuters se shpërthimi u shkaktua nga një kamikaz vetëvrasës./21Media

Back to top button