Nuk respektuan masat antiCovid, Policia shqipton 232 gjoba

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në bazë të ligjit për Covid-19, janë shqiptuar 232 gjoba për qytetarët, në 23 orët e fundit.
Gjithashtu, janë shqiptuar 1426 tiketa trafiku.
Ndërkaq, masat antiCovid u vendosen pasi në javën e dytë të muajit gusht ishin rritur rastet pozitive me koronavirus.
Sipas këtyre masave, shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.
Gjithashtu në vendim thuhet se muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30.
Ndërkohë që, në raportin e fundit Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka bërë të ditur se 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19./21Media

Back to top button