Nuk respektuan masat, mbyllen lokale në Prizren dhe shqiptohen dënime

 

Mbrëmë në Prizren janë mbyllur dy lokale afariste nga Policia për shkak se nuk kanë respektuar masat anti-Covid.

Siç njofton Policia Rajonale e Prizrenit, mbrëmë gjatë operacionit bashkë me Inspektorët Sanitar dhe Ata Komunal janë shqiptuar edhe gjoba dhe dënime ndaj personave..

“Gjate kryerjes se detyrës zyrtare janë gjetur parregullsi dhe janë shqiptuar gjoba si në vijim:
1. Janë mbyllur 2 lokale afariste,
2. Janë shqiptuar 2 dënime për subjekte nga 500 euro,
3. Janë shqiptuar 4 dënime personave fizik nga 50 euro,
4. Janë dhëne 44 vërejtje për subjektet lidhur me mos mbajtjen e distancës,
5. 168 fletëparaqitje për gjykatë për kundërvajtje, dhe
6. 95 fletëparaqitje për mos mbajte të maskës. “, bëhet e ditur në njoftim.

Policia po ashtu paralajmëron se aktivitete të tilla do të ndërmirren edhe ditëve në vazhdim deri sa të ndryshojë situata me Covid-19./21Media

Back to top button