Numri emergjent për shtetasit e Kosovës në Londër

Ambasadori i Kosovës në Londër ka publikuar numrin emergjent për të gjithë kosovarët që jetojnë atje

Të shtunën u raportua se në njërën prej qendrave më të frekuentuara në Londër, ndodhi një incident ku sipas burimeve të pakonfirmuara një minibus ka shkeli 20 njerëz, me ç’rast pesë prej tyre janë duke u trajtuar nga ndihma e shpejtë.

Pas kësaj, siç raportoi BBC, raporte të pakonfirmuara treguan se rreth 7 persona janë therrur me thika, derisa policia është në kërkim të tre të dyshuarve.

Përveç kësaj u raportua se në Londër kanë ndodhur edhe dy incidente tjera, një kishte ndodhur në Borough Market dhe një në Vauxhall.

Në lidhje me këto incidente, ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Graiqevci ka publikuar numrin emergjent për të gjithë kosovarët që jetojnë atje./21Media

Back to top button