Viktima pas incidenteve në Londër

Nga tri incidentet në Londër pati humbje të njerëzve

Raportohet se nga incidenti që ndodhi në London Bridge, ku një minibus shtypi 20 njerëz ka pësuar më shumë se një person.  Siç raporton BBC, policia ka bërë të ditur se më shumë se një person ka vdekur pas këtij incidenti.

Siç raporton BBC, policia kishte konfirmuar se u ishin përgjigjur raporteve për incidentet e raportuara edhe në Borough dhe në Vauxhall

Ndryshe, më herët raporte të pakonfirmuara treguan se rreth 7 persona janë therrur me thika dhe se 5 persona janë duke u trajtuar nga emergjenca, derisa policia është në kërkim të tre të dyshuarve.

Lidhur me këto incidente, ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Graiqevci ka publikuar numrin emergjent për të gjithë kosovarët që jetojnë atje./21Media

Back to top button