Numri global i vdekjeve nga koronavirusi tejkalon 3 mijë

90 mijë raste të konfirmuara

Numri i njerëzve që humbën jetën në të gjithë botën nga koronavirus ka tejkaluar 3 mijë, pasi Kina raportoi edhe 42 vdekje të tjera.

Më shumë se 90% e të gjitha vdekjeve janë në Hubei, provinca kineze ku virusi u shfaq në fund të vitit të kaluar, transmeton 21Media.

Por, nga ky virus ka pasur vdekje edhe në 10 vende të tjera, përfshirë më shumë se 50 në Iran dhe më shumë se 30 në Itali.

Në të gjithë botën, ka pasur gati 90 mijë raste të konfirmuara./21Media

Back to top button