Sulmohet fizikisht kryeredaktori i web-faqes së RTK-së

Sindikata dënon sulmin ndaj kryeredaktorit

Kryeredaktori i web-faqes së Radio Televizionit të Kosovës, Altin Ahmeti është rrahur brutalisht nga disa persona mbrëmë në një lokal të Prishtinës.

“Viktima mashkull K/Shqiptar  gazetar i RTK-së ka raportuar se derisa kishte qenë në një kafiteri për motive të panjohura ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, viktima si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari  gjendet në arrati. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.

Lidhur me këtë ka reaguar Sindikata e Pavarur e RTK-së, duke e dënuar ashpër aktin e dhunës ndaj kryeredaktorit.

“Sindikata kërkon nga organet e drejtësisë që të marrin të gjitha masat ligjore në mënyrë që kryesit e këtij akti të shumtuar të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e tyre./21Media

Back to top button