Numri i të vdekurve në Kharkiv shkoi në shtatë

U rrit në shtatë numri i civilëve të vrarëve në qytetin verilindor të Kharkiv-it.
Guvernatori rajonal, Oleh Synehubov tha gjithashtu se 17 persona, duke përfshirë një vajzë nëntë vjeçare, u plagosën në sulm.

“Granatimet u kryen nga sisteme raketash me shumë lëshime dhe artileri. Kjo tregon se armiku sërish po synon dhe terrorizon popullsinë civile në mënyrë të pabesë”, tha ai në Telegram, shkruan BBC.

“Mos dilni jashtë nëse nuk keni vërtet nevojë, kushtojini vëmendje sirenave të sulmit ajror dhe strehohuni kur ato tingëllojnë. Forcat tona të armatosura e dinë se çfarë po bëjnë, duke e shtyrë armikun prapa. Por luftime të ashpra po vazhdojnë në veri dhe veri-lindje.”/21Media

Back to top button