Numri i vogël i zjarrfikësve, komunat angazhojnë vullnetarë

Kohët e fundit Kosova është përballur me temperatura të larta dhe njëkohësisht me rrezikun e shpërthimit dhe përhapjes së zjarreve. Problemet janë më të mëdha edhe për shkak të mungesës së zjarrfikësve në vend. Drejtori i zjarrfikësve të Kosovës, Nexhat Behrami, thotë  për RTV21 se në një numër komunash për mungesë të numrit të zjarrfikësve janë angazhuar edhe zjarfikës vullnetarë

‘’Njësit Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NjPZSH) kanë numēr të caktuar të zjarrfikësve të paraparë me buxhet. Aktualisht Agjenesia e emergjencave ka shpallur dhe ēshtē në proces konkursi për plotësimin e vendeve të zbrazëta sipas kërkesave të kompletuara nga komunat përkatëse. Në disa komuna janë angazhuar zjarrfikës vullnetar sipas nevojës dhe vlerësimit nga Komunat. Njësit Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit posedojnë automjete dhe pajisje për zjarrfikje dhe shpëtim te cilat sigurisht gjatë përdorimit amortizohen dhe gjithnjë ka nevojë për rifreskimin dhe plotësimin e tyre brenda mundësive buxhetore’’

Në mesin e komunave me më së paku zjarrfikës është ajo e Prishtinës që ka nevojë edhe për më shumë se 60 të tjerë. Malë Beka, komandat i Njësisë së Zjarrfikësve thotë se në rast të shtrirjes së zjarreve do të përballen me probleme.

‘’aktualisht numri i zjarrëve është i kontrollueshëm i menagjueshëm pra nuk është një numër i madh. Sigurisht për neve po mjafton për shkak të kapaciteteve të vogla që i kemi me personel dhe me automjete po na mjaftojnë, nuk ka numër të madh aktualisht jemi duke i menagjuar nëse fillon të bëhen zjarre fushore dhe malore neve sigurisht që do të na paraqet problem. Neve na mungojnë sipas standardeve vetëm për Prishtinën e kjo sigurisht që paraqet vështirësi.

Sipas statistikave janë rreth 800 zjarrfikës në gjithë Kosovën dhe kjo përbën një numër të pamjaftueshme për t’u përballur me katastrofat natyrore dhe me vatra të mëdha të zjarreve. Muharrem Beka, kryetar i Sindikatës së zjarrfikësve të Kosovës thotë  për RTV21 se shumë herë i janë drejtuar me kërkesa institucioneve komunale dhe atyre qendrore.

‘’…Çështja e zjarrfikësve është duke u neglizhuar, problemet janë duke u… por me të vërtet është alarmi i fundit, alarmi i fundit që institucionet në vend niveli qendor,niveli lokal te i harmonizojnë qëndrimet ti dekordojnë. Te gjitha kërkesat te cilat i artikulojmë ne komune ose anasjelltas i kemi marr duke ia hedh fajin njëri tjetrit. Zjarrfiksat janë ne një situate te papërballueshme, te paqëndrueshme, kështu nuk mund te funksionojmë. Zjarrfikësit janë për te rrezikuar shëndetin dhe jetën për interesat e qytetareve. Mosha mesatare është e shtyer përafërsisht 50 vjeq, kemi munges te stafit te mjeteve , munges te tretmanit. Zjarrfikësi nëse lëndohet ne pune, te gjitha shpenzimet duhet ti kryej nga buxheti vetanak.’’

Në bazë të rregullores për strukturën organizative të njësive profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, për çdo 1.500 banorë nevojitet së paku një zjarrfikës. Në bazë të kësaj llogaritjeje, Kosova duhet të ketë rreth 1.200 zjarrfikës./21Media

Back to top button