Nura: Qëllimshmisht u pre kablloja e transparentit me fotografi të Thaçit dhe Veselit

Kryetari i Skënderajt, Fadil Nura, ka postuar në ”Facebook”, disa fotografi teksa shihet se janë prerë kabllove metalike të transparentit me fotografi të Thaçit e Veselit me mbishkrimin “Liria ka emër”.
Nura këtë veprim e ka quajtur të qëllimshëm si dhe të papranueshëm e tepër të ulët.
”Dikënd po e pengon e vërteta. Historia nuk mund të rishkruhet me veprime të tilla. Drenica nuk i harron bijtë e saj. Një veprim i tillë ka veç një adresë e cila gjendet jashtë kufijve, ndërsa ekzekutorët duhet t’i gjejë policia, që tashme po merret me rastin”, ka shkruar Nura./21Media


Back to top button