Nusja raportoi se i ka humbur vjehrra
Policia sot informoi se një grua në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj raportoi se vjehrra e saj dje u largua nga shtëpia dhe nuk u kthye më.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se vjehrra e saj viktima femër shqiptare shtetase e R. Shqipërisë (me probleme psikike), është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.”, raportoi policia.
Ndërkohë, rasti është duke u hetuar./21Media