Reagimi i Hotit ndaj sulmit të Rashiqit: Kryesit e sulmit të përballen me ligjin

 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti sot reagoi ndaj sulmit që iu bë Nikolla Rashiqit, djalit të ish-ministrit serb, Nenad Rashiq.

Hoti u shpreh se sulmi ndaj Rashiqit është i paparnueshëm dhe kryesit e sulmit duhet të përballen me ligjin.

“Dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme. Rasti i rrahjes së Nikolla Rashiqit, i biri i Nenad Rashiqit, ishte një akt i papranueshëm dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe hetohet nga organet kompetente, ndërsa kryesit e këtij akti duhet të përballen me forcën e ligjit.”, shkroi Hoti në facebook.

Djali i ish-ministrit serb, Nenad Rashiqit dje u rrah nga disa persona në Llapnasellë, me ç’rast kërkoi ndihmë mjekësore. Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit ndaloi për 48 orë personat me inicialet C.Z., B.Z., M.R., D.N., M.J., D.T., L.K. dhe një të mitur, pasi të njëjtit dyshohen se kryen veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”./21Media

Back to top button