Mustafa kërkon të thyhet heshtja në LDK

 

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, përmes një letre ka kërkuar që të thyehet heshtja brenda partisë dhe të nisë debati dhe analizat për problemet e brendshme. Ai thotë se kjo heshtje brenda LDK-së është për të ruajtur pozicionet dhe për të mos acaruar raportet me asnjë kandidat të mundshëm që mund të pasojë Mustafën në krye të partisë.

“Në vend të analizës dhe diskutimeve të problemeve dhe dështimeve me struktura, anëtarë dhe votues, mbizotëron heshtja për të ruajtur pozicione (çfarë pozicione mund të kemi me 13%, rrokullisur nga 46%, që t’i ruajmë, s’e kam idenë!). Heshtje se “mos po kthehet Vjosa, e mos t’i prishi punët me të” apo “mos po bëhet Luta e nuk më futë në kryesi” apo “e merr partinë Kujta e nuk më jep pozitë”, apo… çfarëdo arsye tjetër për të mos folur, analizuar e debatuar; çfarëdo arsye për të heshtur e kalkuluar”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Mustafa shkruan se më 14 shkurt 2021 LDK pagoi të gjitha faturat e mbledhura nga janari i 2006-ës. E sipas tij, janë faturat e injorimit të anëtarëve, votuesve dhe simpatizantëve të LDK-së. “Faturat e injorimit dhe shkeljes së familjeve të mëdha të LDK-së. Faturat e përqeshjes se ‘nuk kanë ku shkojnë, gjithë kanë me votu’ LDK-në’”, ka thënë Mustafa.

Anëtari i kryesisë së LDK-së thotë se viti 2021 për partinë e tij tanimë është përsëritje e viti 2006: humbje, përçarje, degradim, por fton që në Kuvendin e ri mundet që të kthehet në në përsëritje të vitit 1989: energji e re, vizion, kurajo, durim, punë./21Media

Uniteti për rikthimin e LDK-së

Kjo është një letër që thyen heshtjen. Heshtjen që pretendon të blejë paqe që prodhon të…

Posted by Besian Mustafa on Tuesday, 23 February 2021

Back to top button