Nxënësi 6 vjeçar plagosi me armë zjarri mësuesen

Një djalë gjashtë vjeçar është arrestuar nga policia pasi qëlloi një mësuese në shtetin amerikan të Virxhinias, thonë oficerët.
Të shtënat ndodhën pak pas orës 14:00 me orën lokale (19:00 GMT) në shkollën fillore Richneck në qytetin e Newport News, tha shefi Steve Drew, shkruan BBC, përcjell portali rtv21.tv
Është e paqartë se si fëmija e mori armën, por Drew tha se incidenti nuk ishte “një e shtënë aksidentale”.
Mësuesja emri i të cilës nuk bëhet i ditur thuhet se është rreth të 30-ave është në gjendje kritike pas plagosjes.
Ajo u dërgua në një spital lokal dhe po monitorohet nga afër nga mjekët. Ngjarja ndodhi në dhomën e klasës së parë (gjashtë deri në shtatë vjeç) pas një sherri mes dyshes.
Zyrtarët thanë se ndërsa shkolla e cila ka rreth 550 nxënës kishte pajisje për zbulimin e metaleve, nxënësit u kontrolluan në mënyrë të rastësishme dhe jo çdo fëmijë u inspektua.
Policia nuk pranoi të emërtojë armën e përdorur në incident, por tha se djali kishte përdorur një pistoletë./21Media

Back to top button