PDK bën thirrje të ndriçohet sa më shpejtë rasti i plagosjes në Shtërpcë

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje që rasti i plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë duhet të ndriçohet sa më shpejtë dhe gjithanshëm nga organet e drejtësisë.
Zëdhënësi i këtij subjekti politik, Faton Abdullahu ka thënë se të gjithë duhet të kontribuojnë që situata e krijuar të menaxhohet me gjakftohtësi.
“Është e domosdoshme që të gjithë pa dallime të kontribojmë që situata e krijuar të menaxhohet me gjakftohtësi si parakusht që të mos përkeqësohet në asnjë aspekt. Të plagosurve ju dëshirojmë shërim të shpejt.”, ka shkruar ai në Facebook./21Media

Back to top button