Nxënësi shkon në shkollë me armë në çantë

Një boks hekuri dhe një thikë me teh rreth shtatë 7 cm janë gjetur në çantën e një nxënësi në Prizren.

Zyrtarët Policorë menjëherë i janë përgjigjur rastit duke konfiskuar armët dhe është arrestuar i dyshuari i mitur i cili pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

“Me datën 04.12.2023, Stacioni Policor Suharekë nga stafi arsimor i një shkolle në Suharekë ka pranuar informacion se në çantën e një nxënësi të shkollës janë gjetur një (1) boks hekuri dhe një (1) thikë me teh rreth shtatë (7) cm”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Rasti “armëmbajtje pa leje” vazhdon të hetohet nga hetues policorë të Stacionit Policor në Suharekë./21Media

Back to top button