Nxënësit e aksidentuar në Vragoli janë maturantë nga Presheva

30 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 15:50 në fshatin Vragoli.

Policia për rtv21.tv ka treguar se në aksident ishin të përfshirë një autobus, një kamion dhe një veturë.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi përmes një video të publikuar në Facebook ka bërë të ditur se në autobusin e aksidentuar kanë qenë disa maturantë të këtij qyteti që ishin duke u kthyer nga eskurzioni.

“Sapo u informuam se gjatë kthimit nga ekskursioni i maturantëve, ka ndodhur një aksident trafiku, ku dëmet janë vetëm materiale. Maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë. Komuna së bashku me agjensionin kanë marrë masa të menjëhershme për sigurimin e transportit. Ne do të jemi pranë tyre për çdo gjë që ata kanë nevojë” – ka shkruar Arifi në Facebook./21Media

Back to top button