​Zelensky: Vizita në Romë e rëndësishme për fitoren tonë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbërriti sot në Itali për një vizitë zyrtare.

Ai do të takohet me presidentin e Republikës, Sergio Mattarella, kryeministren, Giorgia Meloni dhe papa Françeskun.

”Një vizitë e rëndësishme për fitoren e Ukrainës”, shkroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Telegram.

Ministri i Jashtëm Tajani e priti presidentin ukrainas në aeroport.

”Italia mirëpret presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Ne ripërtërijmë angazhimin tonë përkrah popullit ukrainas, në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë”, shkroi në Twitter zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani.

“Ne padyshim që punojmë për paqen, ne mbështesim të gjitha iniciativat në favor të paqes, por le të jemi të qartë, paqja do të thotë drejtësi, pra pavarësi totale e Ukrainës”, tha ministri Tajani, menjëherë pas mbërritjes së Zelenskit.

Back to top button