Nxënësit i presin librat, MASHT-i hesht!?
Komunat e prindërit: MASHTI të përmbushë detyrën ligjore për pajisje të nxënësve me libra
Po hyjmë në javën e tretë prej kur ka nisur viti i ri shkollor dhe nxënësit ende nuk janë pajisur me të gjitha tekstet shkollore. Për këtë Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, po e hedh fajin te komunat, ndërkaq këto të fundit po kërkojnë nga ministria që t’i përmbushë detyrën ligjore për pajisje të nxënësve me libra./21Media