Nxënësit nga Prishtina dyshohet se janë helmuar në një restorant në Mitrovicë

Më shumë se 10 nxënës të një shkolle nga fshati Besi i Komunës së Prishtinës dyshohen se janë helmuar nga ushqimi në ekskursion në Mitrovicë. Ata po trajtohen në Spitalin e Mitrovicës dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani.
Sipas Sylejmanit 10 nxënës janë duke u trajtuar ende në Spitalin rajonal të Mitrovicës dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile.  Ndërsa, nxënësit e tjerë janë liruar.
Nxënësit nga komuna e Prishtinës të cilët kishin shkuar për shëtitje në Mitrovicë sipas doktorit i kanë të gjitha simptomat e helmimit nga ushqimi që kishin konsumuar në një restorant në periferi të Mitrovicës./21Media

Back to top button