Nxënësit tregojnë shkathtësitë në ngasjen e biçikletës

Në kuadër të javës së Katërt për Siguri Globale Rrugore e Kombeve të Bashkuara do të mbahen disa aktivitete në vend

Në kuadër të javës së Katërt për Siguri Globale Rrugore e Kombeve të Bashkuara, sot nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta do të tregojnë shkathtësitë e tyre në ngasjen e biçikletës në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 12:00.

Aktivitetet kanë filluar më 7 maj dhe do të zgjasë deri më 14 maj. Kjo javë fokusohet në shpejtësinë gjatë ngasjes dhe çka mund të bëhet për të adresuar këtë faktor kryesor të rrezikut për vdekjet dhe lëndimet në trafikun rrugor. Kampanja kryesore për këtë javë është: SaveLives #SlowDown.

Sipas statistikave shpejtësia kontribuon në rreth një të tretën e të gjitha aksidenteve me fatalitet në trafikun rrugor në vendet me të ardhura të larta. Kurse, kontribuon deri në gjysmën e aksidenteve me fatalitet në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare.

Shënimi i kësaj jave është organizuar nga kolegji Tempulli dhe përkrahur nga institucione vendore e ndërkombëtare.

Back to top button