Nxënësve në Ferizaj u gjenden 40 thika, 5 pistoleta, 2 pushkë e drogë

Gjatë një aksioni të policisë të zhvilluar në shkollat e Ferizajt, nxënëve iu janë konfiskuar armë , thika e drogë.
Në kuadër të këtij plani, pas disa kontrolleve të zhvilluara nga hetues rajonal me rroba civile, të mbështetur edhe nga njësi tjera , kanë ndaluar dhe kontrolluar shumë nxënës në afërsi të shkollave, dhe persona tjerë në rrugë të ndryshme të qytetit. Gjithashtu, janë bastisur dhe kontrolluar disa lokale ,shtëpi dhe objekte percjellëse, ku si prova materiale janë gjetur dhe konfikuar :Armë zjarri (pistoleta), pesë (5), Armë të gjata gjysmë automatike dy ( 2) ,Sasi e municionit, Thika , 40 copa, kryesisht të nxënësve të shkollave të mesme, Boksa metali, 10 copë, te nxënësit e shkollave të mesme, Mulli për bluarje të marihanës 6 copë, Shufra metali, 4 copë, Elektro shok, 1 copë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni të titulluar ‘’Siguria në shkolla 2022’’, janë ndaluar edhe janë shoqëruar në polici dyzet persona me dyshimin se kanë përdorur narkotikë dhe ndaj tyre janë inicuar raste në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore të Ferizajt.
“Gjithashtu janë ndaluar dhe shoqëruar në polici edhe njëzetë (20) persona me dyshimin se kanë shitur narkotikë ( marihuanë) dhe ndaj tyre janë inicuar raste penale për Prokurorinë Themelore të Ferizajt.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu policia njofton se ky aksion do të vazhdojë edhe në etapat tjera, nga muaji shtator-2022, me fillimin e procesit të mësimit, me synim parandalimin dhe luftimin e dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla./21Media

Back to top button