Zbulohet portreti zyrtar i Willam dhe Kate, është thjeshtë „Uau“

Është zbuluar portreti i parë zyrtar i Princit William dhe gruas së tij Kate Middleton . Piktura e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit është mbresëlënëse dhe imazhi është aq real sa duket si foto. Puna është realizuar nga artisti Jamie Coreth .
Piktura u zbulua gjatë vizitës së çiftit në Cambridgeshire. Është portreti i parë zyrtar për të cilin ata pozojnë së bashku. Çifti mori titujt e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit nga Mbretëresha Elizabeth II kur u martuan në prill 2011, më shumë se një dekadë më parë, përcjell portali rtv21.tv

William dhe Kate , të dy 40 vjeç, panë portretin e tyre zyrtar për herë të parë në Muzeun Fitzwilliam të Universitetit të Kembrixhit. Piktura është realizuar në vitin 2021 nga artisti britanik i vlerësuar me çmime Jamie Coreth.
“Ka qenë privilegji më i jashtëzakonshëm i jetës sime që jam zgjedhur për të pikturuar këtë portret”, tha Coreth. “Doja të shfaqja Lartësitë e tyre Mbretërore në një mënyrë që t’i bënte ata të duken të relaksuar dhe të arritshëm, por elegant dhe dinjitoz.”
Artisti shtoi se ai dëshironte që piktura të ngjallte një ndjenjë “ekuilibri midis jetës së tyre publike dhe private”. Garderoba – fustani smeraldi i Kate dhe kostumi blu i Princit William – ishte ajo që çifti veshi gjatë një vizite në Dublin në mars 2020./21Media

Back to top button