Nxirren të gjallë 11 minatorë

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Janë nxjerrë të gjallë 11 minatorë, pasi kishin qëndruar për 14 ditë të bllokuar qindra metra nën tokë.

Si pasojë e shpërthimit të 10 janarit në provicën Shandong, kanë mbetur të bllokuar 22 punëtorë, rreth 600 metra në thellësi të tokës.

Një minator tashmë ka vdekur, derisa për 10 të tjerët nuk dihet ende. Më shumë se 600 persona kanë punuar për t’i nxjerrë ata nga toka.

Pamjet televizive kanë shfaqur minatorin e parë teksa ka dalë në sipërfaqe, me sy të mbyllur për t’i ruajtur nga drita.

Transmetuesi shtetëror CCTV, ka thënë se minatori është jashtëzakonisht i dobët.

Ekipet e shpërthimit e kanë mbuluar atë me batanije, para se ta dërgonin në spital.

Në orët vijuese, 10 minatorë tjerë, nga një tjetër zonë e minierës janë nxjerrë jashtë.

Zyrtarët kanë thënë të enjten se do të duhen edhe dy javë për të kryer shpime, ashtu që të arrihet deri te 10 minatorët e mbetur.

Minierat e Kinës janë ndër më vdekjeprurëset në botë.

Sipas Administratës Kombëtare për Siguri të Minave, në minierat e Kinës më 2020 janë regjistruar 573 viktima./21Media