O’Brien deklarohet pas bisedës që pati me Osmanin

Ndihmës sekretari amerikan të Shtetit James O’Brien, ka treguar për bisedën që e ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

O’Brien thënë se me Osmanin ka folur për zbatimin e rregullave monetare që të përfitojnë të gjithë qytetaret, duke e lidhur me çështjen e dinarit, gjë që SHBA-ja kundërshton mënyrën sesi ka dalë rregullorja e BQK-së.

“Telefonatë e mirë me Presidenten Vjosa Osmani. Diskutuam për rëndësinë që Kosova të zbatojë rregulloret monetare në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komunitetin e pakicës serbe, dhe që palët të përmbushin të gjitha zotimet e Dialogut të BE-së – për Kosovën kjo përfshin Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar ai.

Back to top button