OBSH humb kontaktin me stafin e saj në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka humbur kontaktet me stafin e saj në Gaza, tha të shtunën Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Raportet e bombardimeve intensive në Gaza janë jashtëzakonisht shqetësuese,” shkroi Tedros në një postim në X, dikur Twitter. “Ne jemi ende jashtë kontaktit me stafin tonë dhe objektet shëndetësore. Jam i shqetësuar për sigurinë e tyre.”

Shefi i OBSH-së tha se evakuimi i pacientëve nuk është i mundur për shkak të bombardimeve dhe se nuk është e mundur “të gjesh strehim të sigurt”.

“Errëzimi gjithashtu po e bën të pamundur që ambulancat të arrijnë tek të lënduarit”, tha ai.

OBSH “u bën thirrje të gjithë atyre që kanë fuqinë për të nxitur një armëpushim të veprojnë TANI”, shkroi Tedros.

Gaza po i afrohet një ndërprerjeje pothuajse totale të internetit pasi rajoni pësoi humbjen më të madhe sot që nga fillimi i luftimeve më 7 tetor./21Media

Back to top button