OBSH: Numër më i madh i të prekurve nga koronavirusi jashtë Kinës

Ndërsa numri total i të prekurve në botë ka arritur në 80 mijë e 980

Për herë të parë, më shumë raste me koronavirus janë raportuar jashtë Kinës sesa brenda Kinës, bën të ditur shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Në Kinë, numri i rasteve të raportuara të marten ishte 411, gjersa në botë numri i të prekurve ishte 427. Ndërsa numri total i të prekurve në botë ka arritur në 80 mijë e 980, transmeton rtv21.tv

Shefi i OBSH-së tha se ngritja e papritur e rasteve në Itali, Iran dhe Kore të Jugut po konsiderohet ‘thellësisht shqetësuese’./21Media

Back to top button