Të dy shënuan nga pesë gola, përse Ronaldo u shpall golashënues më i mirë se Schick?

 
Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka luajtur vetëm katër ndeshje në Euro 2020, por ai megjithatë ka përfunduar si golashënuesi më i mirë i këtij turneu.
Ronaldo hapi llogarinë e tij në Kampionatin Evropian me dy gola në fitoren 3-0 kundër Hungarisë.
Më pas ai shtoi edhe një më shumë në totalin e tij në humbjen 4-2 ndaj Gjermanisë dhe më pas shënoi edhe dy herë nga pika e bardhë në barazimin 2-2 me Francën.
Megjithëse, Patrik Schick, i Republikës Çeke gjithashtu shënoi pesë gola, Ronaldo përfundoi si i pari falë asistimit të tij kundër Gjermanisë, pasi kishte luajtur edhe më pak minuta sesa Schick.

Back to top button