Oda Ekonomike pret nga Qeveria Kurti të ketë prioritet zhvillimin ekonomik

Qeveria duhet ta ketë prioritet edhe ofrimin e vendeve të reja të punës

Qeveria e re e Kosovës duhet të ketë prioritet zhvillimin ekonomik dhe ofrimin e vendeve të reja të punës të qëndrueshme për qytetarët e vendit. Kështu u tha në takimin e Odës Ekonomike të Kosovës me Doganën, Administratën Tatimore dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, tha se presin nga qeveria e re që të ketë vërtet prioritet zhvillimin ekonomik.“Ne besojmë që qeveria duhet të ketë prioritet zhvillim ekonomik, ka pasur proklamim që do të jetë, por ashtu nuk ka ndodhur. Duhet që të gjithë bashkë të angazhohemi që ky vend të ofrojë vende pune të qëndrueshme”, tha ai.

Bahri Berisha, i cili udhëheq Doganën e Kosovës, tha se janë duke rishikuar udhëzimet administrative, me qëllim që të ketë sa më lehtësira për bizneset.

Ndërsa, zëvendësdrejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Nijazi Asllani tha se gjatë vitit 2019 ka pasur rezultate më të mira për 10 për qind të të hyrave.

Back to top button