Oferta e Mustafës: Në 2021 ia bartim një ministri VV-së në këmbim të Presidentit

Mustafa porosit: Nëse VV nuk e pranojnë ofertën mbesim në opozitë

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, tha se mbetën të interesuar që vendit t’i japin zgjidhje.

“LDK është dakorduar që qeveria të ndahet propocionalisht pesë ministri për LDK-në dhe pesë për Vetëvendosjen si partnerë kryesorë qeverisës. Jemi pajtuar po ashtu që kryeministri dhe një zëvendëskryeministër t’i takojë Lëvizjes Vetëvendosje…ndërkaq zëvendëskryeministri i parë dhe kryetari i Kuvendit t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës.”, tha Mustafa.

Ai  deklaroi se mbrenda LDK-së janë marrë vesh edhe për çështjen e postit të Presidentit, përcjell portali rtv21.tv

“ LDK propozon kandidatin për President i cili plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret kushtetuese dhe ne mbesim pas asaj që pas zgjedhjes së Presidentit i cili do të përkrahet nga Lëvizja Vetëvendosje. LVV ta marrë një ministri nga LDK-ja dhe me këtë propocion qeveria do të mbetet gjashtë me katër sa i përket ministrive, por nga momenti që zgjidhet Presidenti”, tha Mustafa.

Ai shtoi se çështa e presidentit ka qenë në diskutim me VV-në qysh prej fillimit të negociatave.

“Çështja e presidentit është hapur që nga fillimi i negociatave pra njëri numrin e njëjtë te ministrive dhe kryetarin e Kuvendit dhe presidentin dhe tjetër kryeministrin dhe numrin e njëjtë të ministrive”, tha ai.

Mustafa tregoi se me LDK dhe LVV nuk arrijnë 81 vota që të votojnë presidentin, por kërkohet konsensus me i gjerë ndaj e sheh të nevojshme të marrin një zotim nga VV për së paku mbështetje nga ta.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa paralajmëroi Vetëvendosjen se nëse pranojnë këtë marrëveshje atëherë siç tha ai me pëlqim të kryesisë, LDK është e gatshme të tërhiqet nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi institucionale duke ia lënë Lëvizjes Vetëvendosje.

“LDK-ja shpreh gatishmëri që të votojë pa asnjë kusht me 28 deputetët e saj formimin e institucioneve të reja të drejtuara nga Lëvizja Vetëvendosje. Shprehim po ashtu gatishmëri, të votojmë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetarin e Kuvendit si dhe qeverinë e Lëvizjes Vetëvendosje pa LDK-në nëse ata nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë me ne.”, tha Mustafa

Megjithëse ai sqaroi se nëse do të mbesin jashtë qeverisë atëherë do të qëndrojnë si opozitë.

I pyetur se a do të kenë sot takim me Liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, Mustafa tha se janë gjithmonë të gatshëm./21Media

Back to top button