Ofrohen mbi katër mijë vende të punës

150 kompani private ofrojnë punë

Mbi katër mijë vende të punës po ofrohen nga 150 kompani private në Panairin e Punës të organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, GIZ-i gjerman dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Në këtë panair po marrin pjesë kompani nga Kosova, Gjermania, Austria dhe Zvicra.

Panairi i Punës konsiderohet si një mundësi unike për të takuar punëdhënës potencial nga Kosova dhe diaspora.

Megjithatë, edhe interesimi i punëkërkuesve në këtë panair i cili ka filluar në orën 10:00 është mjaft i lartë, kryesisht prej moshës së re, të cilët shpresojnë që të gjejnë vende të punës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reqica gjatë hapjes së panairit tha se ngjarja e sotme ka të bëjë me rritjen e punësimit dhe aftësimit profesional. “Ky panair ka karakter promovimin e vendeve të punës dhe përçojnë një imazh të mirë për investitorë të huaj”, ka thënë Reqica.

Eshtë hapur edhe Panairi Virtual i Karrierës të organizuar nga UP

Njëkohësisht është hapur edhe edicioni i tetë i Panairit Virtual të Karrierës të organizuar nga Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’.

Rektori i UP “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, i cili bëri hapjen zyrtare të panairit të karrierës, tha se Kosova ka nevojë për ndryshim dhe pa UP-në është vështirë që të ndodhë ai ndryshim.

Misioni i UP, ai tha se është për mësimdhënie, në mësimnxënie dhe kërkime shkencore. Sipas tij, UP është një institucion i cili i bënë të fort edhe bizneset me studentë të kualifikuar.

Panairet po mbahen në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë. /21Media

Back to top button