OKB: Çmimet globale të ushqimit shënuan rritje

Sheqeri u rrit me 4,8 % krahasuar me periudhën e njëjtë

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) bën të ditur se çmimet globale të ushqimit në periudhën pesëvjeçare shënuan rritje në dhjetor.

“Indeksi i Çmimeve të Ushqimit FAO u rrit me 2,5 % në bazë mujore, mesatarisht 181,7 pikë muajin e kaluar, për shkak të kërkesës së madhe për vajrat bimore, sheqerin dhe tregjet e qumështit’’, deklaroi FAO.

Shifra për vitin 2019, megjithatë ishin 171,5 pikë mesatarisht, me një rritje prej 1,8 % nga viti i kaluar. Indeksi i çmimit të vajit bimor në dhjetor u rrit me 9,4 për qind nga muaji i kaluar, duke shënuar një maksimum 25-mujor.

Rritja e fundit u nxit kryesisht nga vendosja e çmimeve të vajit të palmës ndërsa vlerat e vajit të sojës, lulediellit gjithashtu u rritën, sipas FAO-s.

‘’Sheqeri u rrit me 4,8 % krahasuar me periudhën e njëjtë, i nxitur nga rritja e çmimeve të naftës së papërpunuar, ndërsa bulmeti shënoi një rritje mujore prej 3,3 % në dhjetor. Drithërat gjithashtu shënuan rritje me 1,4 për qind, kryesisht nga rritja e çmimeve në plan ndërkombëtar i grurit’’, deklaroi Organizata.

Indeksi i Çmimeve të Ushqimit FAO është një indeks me peshë tregtie që ndjek çmimet e tregut ndërkombëtar të pesë grupeve kryesore të produkteve ushqimore.

Back to top button