OKB dënon aktin të 92 emigrantëve të zhveshur në kufirin Greqi-Turqi

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët ka thënë se është “thellësisht e shqetësuar” nga zbulimi i pothuajse 100 burrave të zhveshur në kufirin midis Greqisë dhe Turqisë.
Të dy vendet kanë fajësuar njëri-tjetrin për gjendjen e vështirë të 92 emigrantëve, përcjell portali rtv21.tv
Greqia ia hodhi fajin Turqisë, duke thënë se “sjellja” e saj ishte “turp për qytetërimin”.
Turqia mohoi se i dërgoi burrat përtej lumit Evros dhe akuzoi fqinjin e saj për “mizori”.
Ndërsa të dyja palët fajësuan njëra-tjetrën, agjencia e refugjatëve e Kombeve të Bashkuara bëri thirrje për një hetim dhe tha se ishte “thellësisht e shqetësuar nga raportet dhe imazhet tronditëse”.
Policia greke tha se shpëtoi 92 burrat që u zbuluan të zhveshur dhe disa me lëndime, afër kufirit të saj verior me Turqinë të premten.
Ata thanë se një hetim nga ata dhe zyrtarë të agjencisë kufitare të BE-së Frontex, gjeti prova se emigrantët kaluan lumin në territorin grek me gomone nga Turqia.
“Policët kufitarë… zbuluan 92 migrantë të paligjshëm pa rroba, disa prej të cilëve kishin lëndime në trup”, thuhet në deklaratë.
Autoritetet greke thanë se burrave iu dhanë menjëherë veshje, ushqim dhe ndihma e parë./21Media

Back to top button