OKB dënon nxitjen e dhunës dhe urrejtjen në Uashington

Komisionerja e Lartë i KB për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet i bëri sot thirrje Presidentit të SHBA Donald Trump, të heqë dorë nga “fjalimet e rreme dhe të rrezikshme”

Ajo ka shtuar se nxitja e mbështetësve të tij në Kapitol Hill tregoi ndikimin e “nxitjes së dhunës dhe urrejtjes”.

“Ne jemi të shqetësuar thellë nga sulmi i së mërkurës në Capitol Hill, i cili tregoi qartë efektin shkatërrues të shtrembërimit afatgjatë dhe të qëllimshëm të fakteve dhe nxitjes së dhunës dhe urrejtjes nga politikanët,” tha ajo në një deklaratë, duke shtuar se akuzat për mashtrim zgjedhor kishin për qëllim të diskreditonin e drejta për pjesëmarrje politike.

“Ne jemi të kënaqur të shohim që procesi ka vazhduar megjithë përpjekjet serioze për të përçarë njerëzit. Ne i nxisim politikanët nga të gjitha anët, duke përfshirë Presidentin e Shteteve të Bashkuara, të heqin dorë nga retorika false dhe e rrezikshme dhe mbështetësit e tyre të bëjnë të njëjtën gjë,” tha Komisioneri i Lartë i KB për të Drejtat e Njeriut.

Bashle vuri në dukje me habi kërcënimet serioze ndaj gazetarëve dhe shkatërrimin e materialeve të tyre dhe mbështeti kërkesat për një hetim të hollësishëm të ngjarjeve të së mërkurës në Capitol Hill./21Media

Back to top button