Trump nga Shtëpia e Bardhë flet për dhunën në Kongres

 

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është zotuar për një tranzicion të rregullt të pushtetit një ditë pasi mbështetësit e tij sulmuan Kongresin.

Donald Trump të enjten dënoi mbështetësit e tij të dhunshëm që sulmuan Kongresin dhe pranoi humbjen ndaj rivalit të tij demokrat, Presidentit të zgjedhur Joe Biden, transmeton rtv21.tv.

Ai foli ndërsa demokratët e lartë kërkuan që ai të hiqej nga detyra.

Disa orë më vonë, Policia tha se një oficer kishte vdekur nga lëndimet e marra gjatë trazirave.

Katër të tjerë vdiqën gjithashtu gjatë trazirave. Zyrtarët thanë se një mbështetëse e Trump u qëllua nga policia, ndërsa tre të tjerë vdiqën si rezultat i “urgjencave mjekësore”.

Trump u kthye në “Twitter” të enjten në mbrëmje, pas një ngrirje 12-orëshe të llogarisë së tij pasi kompania e mediave sociale tha që cicërimat e tij mund të shkaktonin dhunë.

Trump tha se tani që Kongresi ka certifikuar rezultatet, “administrata e re do të inaugurohet më 20 janar” dhe “fokusi i tij tani kthehet në sigurimin e një tranzicioni të qetë dhe rregullt të pushtetit”.

Ai gjithashtu foli kundër dhunës në Kapitol, duke e quajtur atë një “sulm të neveritshëm”. Presidenti Trump tha se ishte i “zemëruar nga dhuna, si dhe shkelja e ligjit dhe rendit”./21Media

Back to top button