OKB dërgon ndihma në Kharkiv

Kombet e Bashkuara dhe partnerët e saj ishin në gjendje të dërgonin në mënyrë të sigurt racione ushqimore, pajisje mjekësore dhe sende shtëpiake në Kharkiv, Ukrainë të hënën, sipas një deklarate nga Osnat Lubrani, koordinatori humanitar i OKB-së në Ukrainë.
Furnizimet u siguruan nga Programi Botëror i Ushqimit (WFP), Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) dhe Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR). Në koordinim me Kryqin e Kuq të Ukrainës, furnizimet do të dërgohen gjithashtu në “zona të vështira për t’u arritur si Izium, Balakliia dhe Chuhuiv”, tha Lubrani, përcjell rtv21.tv
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres diskutoi gjithashtu punën humanitare të OKB-së të hënën gjatë një konference për shtyp në mëngjes, duke thënë se tani ka më shumë se 1 mijë persona të OKB-së që punojnë në Ukrainë në tetë qendra humanitare në Dnipro, Vinnytsia, Lviv, Uzhorod, Chernivitzi, Mukachevo, Donetsk dhe Luhan.
Në muajin e kaluar, OKB-ja dhe partnerët e saj kanë ndihmuar rreth 900 mijë njerëz, kryesisht në Ukrainën lindore, me ushqim, strehim, batanije, ilaçe, ujë në shishe dhe furnizime higjienike./21Media

Back to top button