OKB-ja e gatshme ta ndihmojë Mariupolin

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka thënë se Kombet e Bashkuara janë të përgatitura të ndërhyjnë për të shpëtuar jetë në Mariupol.
Duke folur në një konferencë shtypi së bashku me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov, Guterres ka thënë se OKB-ja është “gati të mobilizojë plotësisht burimet e saj njerëzore dhe logjistike për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve në Mariupol”.
Guterres tha që OKB-ja dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq – së bashku me forcat ruse dhe ukrainase – të punojnë së bashku për të lejuar njerëzit të largohen “në çdo drejtim që ata zgjedhin”.
Ai shtoi se Ukraina ka nevojë “urgjentisht” për korridore humanitare që janë “vërtet të sigurta” dhe “të respektuara nga të dyja palët”.
Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për shembjen e korridoreve të shumta të planifikuara humanitare nga Mariupol.
Guterres ka thënë se kishte pasur një “diskutim shumë të sinqertë” me Lavrov dhe ishte “bindje e tij e thellë” se lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur./21Media

Back to top button